Një fundjavë qetësie në Përmet

Nëse jeni të lodhur nga jeta e zhurmshme në qytet bëni një udhëtim në Përmet, qyteti i njerëzve të urtë dhe mikpritës. Qyteti me natyrë të mrekullueshme në cdo stinë. Janë dy arsye përse duhet të udhëtoni në Përmet këtë dimër. Së pari se jua shtrojnë tavolinën cdo ditë si për vit të ri, dhe së dyti se mund të laheni në ujërat e ngrohta termale të Bënjës në mes të të ftohtit të acartë.

Nëse nuk ju pëlqen shumë të gatuani për Vitin e Ri, ejani në Përmet, aty ku tryezën do ta gjeni të shtruar me gjithë të mirat. Mish me kulac përshesh, mish qingji i pjekur dhe i servirur me gjithe mezetë e mira por dhe plot produkte të tjera për të cilat amvisat përmetare janë kujdesur ti përgatisin që në verë.

E dini që përmetarët punojnë që në verë për ushqimet e dimrit? thajnë produktet, mbledhin frutat dhe zarzavatet per glikotë e famshme, konservojnë lëngjet e ndryshme, mes të cilëve lëngu i famshëm me gjethet e trëndafilit, recelrat me lloj lloj frutash etj.

Këto produkte, dhe rakinë përmetare do i gjeni në cdo tryezë mikpritëse. Ne ju sugjerojmë të qëndroni te Alvero si hotel me pamje nga Vjosa. Ndërsa për një drekë fantastike ju ftojmë të qëndroni te restorant Antigonea, ku do i gjeni të gjitha gatimet fantastike nga shef Urimi.

Aktivitetet në dimër

Këtu në Përmet ka një gjë unike, që s’mund ta gjeni askund tjetër në dimër. Ujërat termale të Bënjës, janë të ngrohta, dhe mund të zhyteni për një banjë mes të ftohtit të acartë. S’ka kënaqësi më të madhe dhe shërim më të madh, aq më tepër në kohë pandemie.

Me djemtë e Vjosa Explorer mund të bëni shumë aktivitete dhe ture outdoor. Normal nuk mund të bëni rafting, sepse Vjosa bëhet e tërbuar në dimër, por mund të bëni hiking, trecking, apo ture me Jeep 4×4, bicikleta, kulturore, gastronomik dhe te personalizuar në rrethinat e bukura të Përmetit. Mund të mbërrini për një drekë në Ogdunan, te Kastriot Sterjo, ose në Gostivisht te ferma e Flora Salit. Mund të shkoni më larg në Fermën Grand Albanik ku mund të qëndroni një natë mes natyrës së bukur.

Flora Sali Farm

Mund të udhëtoni gjithashtu me Alb Tourist, të cilët bëjnë shumë aktivitete në natyrë dhe të shijoni një drekë miqësore me ta në kampin Qilarisht.

Mos lini pa qëndruar në Këlcyrë. Këlcyra është një vendqëndrim i mrekullueshëm, pse jo për një drekë a darkë fantastike.

Restorantet

Ju sugjerojmë disa restorante fantastike në  zonën e Këlcyrës, Restorant Sarajet dhe Sofra Zagorite ne Këlcyrë do ju kënaqin me ushqimet e tyre. Mund të ndaloni për një drekë në Restorant Enea dhe restorant Alvi në Petran, ose për gatime tipike tradicionale në Mëngjesore Culi në Përmet.

Mund të shkoni në Bredhin e Hotovës Dangëlli, një vend i mrekullueshëm, vecanerisht nëse bie borë. Kujdes se aty mund të shkoni me makinë 4×4, pasi rruga është me çakull. Por natyra magjepsëse jua shpërblen gjithë këtë udhëtim.

Ju urojmë pushime të mrekullueshme dhe gjithë kujtime në Përmet.

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Dec 11, 2020

Skip to toolbar