fbpx

Ngjitje në malin me borë të Nemërçkës

Një tur ecje në mes të natyrës së mrekullueshme dhe maleve me borë në zonën e Përmetit do ju dhuronte një eksperiencë të paparë. Mali i Nemerckes është pjesë e vargmalit që përfshin tre male: Trebeshinë, Dhembel e Nemercke, ku maja me e lartë arrin 2485m, (Maja e Papingut). Por në këtë tur ne do ngjitemi deri në rrëzë të Malit. Me guidën e Alb Tourist ju mund të bëheni pjesë e grupit që do të ngjitet drejt këtij mali dhe do të shijoni borën shekullore të pashkrirë. Rrugës mund të shohim dhe ujëvarën e Sopotit, por vetëm për të bërë ca foto, pasi uji është shumë i ftohtë dhe të pret duart. Natyra përreth është e mrekullueshme, dhe ju mund ta shijoni në shoqëri në grup, duke bërë dhe ndalesa të herëpashershme.

Udhëtimi është për cdo individ që ka një fizik qe përballon deri në 5 orë ecje vajtje dhe ardhje. Konsiderohet një tur me vështirësi mesatare, që nuk kërkon ndonjë stërvitje paraprake.

Nisja behet nga Permeti, nga fshati Strëmbec. Aty fillon ecja më kembë. Vizitohet ujvara e Sopotit e më pas mbërrijmë ne rreze te malit Nemercke. Që aty do shohim bukuritë e pazakonta të natyrës shqiptare. Pas lodhjes dhe pas zbritjes nq qytet, do ulemi për nje dreke te shijshme me prodhimet lokale te Permetit.

Sugjerohet që turi të bëhet në fundjavë dhe të merrni adrenalinën e duhur për të rinisur javën në punë. Për ta prenotuar turin, na shkruani te info@visit-gjirokastra.com

Shijoni dimrin në malet e Përmetit dhe Gjirokastrës me www.visit-gjirokastra.com

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Jan 12, 2021