fbpx
Gjirokaster

Legjenda e Parkut të Viroit

E dini legjendën e tij e Viroit?

Legjenda thotë se ka një lidhje nënujore mes Viroit dhe Shpellës së Skotinisë, e cila ndodhet në Dropull në një distancë rreth 10 km nga njëra tjetra. Në Dropull, Gratë mbushnin ujë te Shpella e Skotinisë, që njihej si burimi më i pastër për ujin e pijshëm në këtë zonë. Për shkak të lagështisë nuk mund të mbanin  dot as qirinj e as fenerë në duar, por numëronin 90 shkallë deri në fund të shpellës dhe në të dalë të saj. Një ditë një prej grave ngatërroi numërimin dhe ra në fund të shpellës. Trupi i saj nuk u gjet, edhe pse u kërkua shumë ditë nga burrat e fshatit.

Pas disa kohësh trupi i nuses u gjet në Virua, që është në anën tjetër të Gjirokastrës në hyrje të saj. Kështu nisi kjo legjendë që sot ka kaluar gojë më gojë.

Në fakt ka dhe legjenda të tjera që i lidhin të dy këto burime me burimin e Syrit të kaltër në Delvinë, Sarandë. Por aty uji nuk shterron kurrë. Ndërsa në Virua kemi ujë vetëm dy stinë në vit, në dimër dhe pranverë, ndërsa në verë dhe vjeshtë është plotësisht i tharë. Kjo për shkak të fenomenit sifon që ka burimi i Viroit, ku ujërat nëntokësore që vijnë nga shirat dhe shkrirja e borës mblidhen dhe pompojnë lart në rezervuar duke e mbushur atë. Viroi ka formën e një hinke që derdhet në liqen.

Shpella e Skotinise

Shpella e Skotinise/ Visit Gjirokastra

Parku i Viroit Visit gjirokastra

Parku i Viroit/ Visit Gjirokastra

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Feb 05, 2020