Dikur karnavalet

Dita e Karnavaleve- ose Dita e Prosopullave

Sot e për çdo vit tjetër 21 shkurti do të jetë Dita e Karnavaleve në qytetim e Gjirokastrës. Përtej çdo pritshmërie u organizua për here të parë pas rreth 90 vjetësh kjo feste e bukur popullore. Ditë e bukur plot diell. Natyra bujare na e zbukuroi me teper kete dite te shenuar. Më të lumtur ishin fëmijët e shkollave, të cilët me maska shumëngjyrëshe zbukuruan qytetin e gurtë. Gjithashtu qyteti u dekorua enkas për këtë ditë.

Gjirokastra nuk solli thjesht një festë popullore, por ringjalli nje tradite nje tradite te hershme që në Gjirokastër ka një emër të veçantë DITA E PROSOPULLAVE.

Tradita- DITA E PROSOPULLAVE

Kjo festë ështe një ritual i hershem, që njerzit e organizonin në këmbim tĕ stinëve. Paraardhesit tane e kthenin ne gezim, rit, kengë, ngjyra, maska, kostume dhe feste,  ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranveres. Gjirokastritet me Prosopullat e tyre perqeshnin dimrin ne ikje dhe i buzeqeshnin pranveres. Gjithashtu për të larguar të keqen, ata digjnin një dordolec në zemër të qytetit. Nëse shihni me kujdes këtë kolazh fotosh do shihni si kërcejnë gjirokastritët me maska dhe veshur me konstume tradicionale. Në fakt të gjithë në foto janë burra, edhe të veshur si gra, për të bërë humor. Gratë nuk lejoheshin të ishin pjesë e karnavaleve të tilla. Gjithsesi është bukur teksa sheh që dhe atëherë kishte mënyra argëtimi për qytetin dhe disa prej këtyre festimeve janë fiksuar dhe në foto që kanë mbërritur deri në ditët tona, për të na kujtuar që Karnavalet në Gjirokastër nuk janë shpikje e sotshme.

Eventi u mbështet nga TID Gjirokastra dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve “Fato Berberi” të cilët jo vetëm organizuan nxënësit e shkollave për gjithë këtë spektakël, por bënë të mundur që eventi të ishte vërtet si një rizgjim i traditës së shkuar.

Ky event tashmë është shtuar në kalendarin e aktiviteve vjetore të qytetit të gurtë të Gjirokastrës dhe do të organizohet cdo 21 shkurt.

 

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Feb 24, 2020

Skip to toolbar