Ali Pasha Aqueduct Bence Tepelene

Trashëgimia kulturore e periudhës së Ali Pashë Tepelenës

Ali Pashë Tepelena ka meritën që ka ndërtuar disa nga veprat me të mëdha publike, kështjella e ura të admirueshme për periudhën 1700-1800. Duke lënë mënjanë ambiciet e tij politike dhe shpirtin brutal për të cilin ka mjaft shkrime e histori, ajo cka ai la pas në drejtim të trashëgimisë kulturore vërtet meriton të shkruhet dhe përcillet te brezat. Ali Pasha pasi zgjeroi pushtetin e tij në shumë territore në jug të Shqipërisë e deri ne Prevezë, ai nisi të ndërtonte vepra të shumta publike duke përdorur dhe arkitektin e njohur Petro Korcari. Urdhërat e Ali Pashës ishin që cdo objekt të bëhej i fortë dhe me materialet më të mira.

Rrjeti rrugor dhe urat që ngriti ai, ndihmuan shumë në rritjen e volumit te tregtisë dhe ringjalli ekonomikisht shumë zona të humbura. Në gjithë Shqipërinë u realizuan, si asnjëherë më parë, vepra të rëndësishme publike, të karakterit ushtarak e civil, si kështjella, rrugë, ura, banja (hamame), hane, ujësjellësa, çezma publike dhe godinave administrative.

Selitë më preferuara të Ali Pashë Tepelenës ishin në Preveza ku ai vinte shpesh si dhe një saraj në fshatin Karkapullo, në afërsitë e Janinës. Pas marrjes së Prevezës në vitin 1798, Ali Pasha Tepelena ndërtoi aty kështjellën dhe pallatin e tij, ndoshta më të bukurën mes rezidencave të shumta të tepelenasit. Ali Pasha kishte ndërtuar fortesa të vogla ose kulla në Çamëri në vende si Suli, Parga (Aja), Muzina, Butrinti( pranë daljes së kanalit në det).  Përveç kështjellave dhe godinave administrative, Ali Pasha zotëronte edhe një numër shtëpish pushimi, të cilat kishin paraqitjen e sarajeve të vogla që i gjejmë të banuara në vitet 1806-1809, sidomos në viset përreth Janinës, si në Muzhar, në Xhegelovë,Stravaq, Zicë,Delvinaq, në Artë, Kaciko-Pazar pranë Artës. Në shtetin e vezirit shqiptar përfshiheshin qytete si Elbasani, Ohri, Korça, Bearati, Gjirokastra, Delvina, Përmeti, konica, Kosturi, Filati, Janina, Paramithia,Arta, Trikala, Larisa, Lamia, Argosi, Tripolica etj. Ai kishte porte Durrsin, Vlorën, Butrintin, prevezën, Pargën, Volosin, Patrën, Nauplian, etj, si këta ose më të vegjël se këta. Pashallëku i Janinës, përfshinte fusha si Myzeqeja në Shqipëri apo Thesali në Greqi. Vendi ishte i pasur në burime ekonomike dhe jo keq i shrytëzuar për kohën në Ballkan e në Turqi. Gjithë kjo trevë kishte një ekonomi të lulëzuar për kohën dhe Ali pashë Tepelena inkurajoi veçanrisht tregtinë, artizanatin, fillimet e industrisë, prodhimin e drithërave, të pambukut, orizin, duhanit etj.

Gjatë kohës kur krahinat e ndryshme të jugut të Shqipërisë hynë brenda kufijve administrativë të Pashallëkut të Janinës, edhe aty si në gjithë zotërimet e tij u realizuan, si asnjëherë më parë, vepra të rëndësishme publike, të karakterit ushtarak e civil, të cilat ende sot i rezistojnë kohës.

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Nov 09, 2019